Kreu i qeverisë Edi Rama duke komentuar në Vizion Plus përgjimet e publikuara nga BILD në lidhje me dosjen 339, u shpreh se në tërësi përgjimet ai I neverit pasi kanë tendence të devijimit nga e vërteta.

 

Për sa I takon çështjes së publikimeve nga BILD, unë them se ajo ka disa aspekte. Së pari unë kam neveri nga përgjimet pasi janë shumë të rrezikshme në aspektin e devijimit nga e vërteta dhe se mund të nxjerin nga konteksti e mund të të fusin në një kontekst të gabuar.

 

Rama shtoi se Dako nuk është më kandidat I bashkisë së Durrësit dhe duhet të përgjigjet për të vërtetën.

 

Jemi në kushtet kur kandidati I Bashkisë së Durrësit nuk është më kandidat por një njeri I lirë dhe duhet të përgjigjet me të vërtetën. Dhe nga ato se ca kam mundur të shikoj nga përgjimet vërej se kam një neveri me ato se ca thuhet. E rëndësishme është të kuptohet sa këto muhabete ne telefon janë të materializuara në fakte apo janë muhabete mes njerezish që mendojnë se mund të zgjidhin hallet e globit.Unë kam qenë dhe jam gjithmonë I të njëjtës linjë. Nuk jam as Sali as..këtu ka një vijë të kuqe dhe unë kësaj gjëje I kam mëshuar. Secili duhet ti dal për zot drejtësisë.

 

Sa i takon moskandidimit te Dakos,kreu i qeverise sqaroi se kryebashkiaku i Durresit kerkoi vete te mos garonte më, pasi ishte lodhur nga akuzat. sipas Rames, kreu i bashkise se Durresit kembengul se gjithcka eshte nje inskenim.

 

E para e punës unë e kam thënë dhe më parë që kjo ka qenë një vendimarrje e marrë edhe me Vangjushin të cilit I erdhi shpirti në maj të hundës nga këto akuza. Kemi diskutuar dhe kjo gjë sipas tij është inskenim dhe nuk ka lidhje fare me shit-blerje votash.

 

Megjithate Rama kembenguli se grupi i Avdylajve nuk ka marre kurre asnje tender e nuk ka pasur asnjehere perfitim nga bashkia e Durresit. Ndersa shtoi se nuk ka te dhena nese kjo gje ka ndodhur apo jo ne bashkine e Shijakut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *