Partia Demokratike i kërkon qeverise te tregohet transparente per pajisjen e përgjimit. Enkelejd Alibeaj tha se e vërteta mund te zbardhet vetëm pas largimit te Saimir Tahirit nga drejtimi i Ministrisë se Brendshme.

Çfarë po ndodh me pajisjen e përgjimit?

Ku gjendet ajo?

Pse qeveria nuk paraqet dot një dokument ku tregohet se paisja ka hyrë në territorin tonë në një datë të caktuar dhe është regjistruar?

A vazhdon të përgjojë Saimir Tahiri për interesat e tij?

Këto janë shqetësimet që ka sot opinioni publik në vend.

Edhe pse Partia Demokratike e denoncoi këtë krim shtetëror, dhe kërkoi përgjigje e transparencë, ende qeveria, Edi Rama, Saimir Tahiri nuk japin asnjë sqarim.

Prokuroria është në një thirrje historike për të zbardhur sa më shpejt skandalin.

Sytë e mbarë opinionit publik janë drejtuar nga hetimi që ajo po kryen.

Për të vënë ligjin mbi përgjimin e paligjshëm.

Për të vënë përgjegjësit para drejtësisë.

Siguria kombëtare dhe të drejtat themelore të njeriut nuk janë dhe nuk mund të jenë peng i Saimir Tahirit.

Por ai dhe vartësit e tij të kapur, e pengojnë hetimin dhe zbardhjen e kësaj ngjarje kriminale.

Nuk mund të ketë drejtësi për këtë çështje e hetim të plotë e të pandikuar me Tahirin në detyrë.

Ndaj ai duhet të largohet që krimi të zbardhet, që e vërteta të dalë në shesh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *