Subscribe

Pak kohe pas zbulimit nga media te skandalit te përgjimeve ku u përfshinë zyrtare te larte te PDK, mes tyre edhe ish-kryeministri Hashim Thaçi, Prokuroria Speciale e Kosovës ka nisur hetimet ndaj deputetit të Kuvendit të Kosovës, Adem Grabovci. Ne deklaratën e saj theksohet se hetimet për ish-kreun e grupit parlamentar te PDK bëhen për “shpërdorim detyre dhe ndikim mbi procesin e vendimmarrjes brenda institucioneve, agjencive qeveritare dhe ndërmarrjeve publike”. Përgjimet i përkasin periudhës nëntor-dhjetor 2011 ku ne bisedat telefonike mes zyrtareve bisedohet per emërime ne institucionet shtetërore. Siç thekson Prokuroria, Grabovci ka shkelur ligjet dhe procedurat e punësimit per disa persona. Vendimi i Prokurorisë për fillimin e hetimeve është bazuar në publikimet e përgjimeve të bisedave telefonike të Grabovcit, në gazetën në internet “Insajder”, si dhe në disa prova të pranuara nga Misioni i Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit. Hetimi kundër Adem Grabovcit është një hetim fillestar dhe ne varësi nga rezultati, në ndjekjen penale të prokurorisë do të përfshihen të gjithë personat tjerë, thuhet në njoftimin e prokurorisë. Publikimi i përgjimeve nxiti reagime te shumta në Kosovë. Diplomatë perëndimorë përfshirë edhe ambasadorin amerikan Greg Delawie, kërkuan analizë të plotë e transparente.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *