Akuzat për përgjime të paligjshme nga Policia e Shtetit, përmes një pajisjeje të posaçme, opozita i ringriti në mbledhjen e parë të Komisionit Hetimor Parlamentar. Demokrati Flamur Noka, foli për shkelje të kushtetutës në përdorimin e një aparature, e cila kishte hyrë në Shqipëri vetëm për qëllime trajnimi. Socialistët kërkuan që të bëhet kujdes, pasi prokuroria e përgjithshme ka nisur tashmë hetimin. Në mbledhjen e parë të këtij komisioni u miratua edhe lista e dëshmitarëve, mes të cilëve do të jenë ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, kreu i SHISH Visho Ajazi Lika, drejtori i Përgjithshëm i Policisë Haki Çako.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *