Gazeta ukrainase Odessa Journal publikon fragmente të përgjimeve mes ushtarakëve rusë dhe familjeve të tyre për një luftë që po i tmerron ata , ndryshe nga sa ishte menduar.

 

“Ne mësuam për këto telefonata sepse ushtarët rusë komunikojnë me njëri-tjetrin përmes celularëve ukrainas”, – shpjegon regjisori  italian Ugo Poletti  për “Dritto e Rovescio”, emisionin e njohur Italian qe shfaqet ne “Mediaset”.

 

“Ato janë histori të këqija, të njerëzve që vasin në luftë, dhe kjo është ajo me të cilën ata po përballen, sikurse nuk e prisnin.Ne nuk kemi mbështetje, ne dukemi si mish për top. Duam vetëm të shkojmë në shtëpi shfaqen mes bisedave me familjet e tyre,  ushtarët rusë . 

 

“Unë do të jap dorëheqjen nga ushtria, nuk ma ndjen më, qoftë edhe mosbindje. Po ta dija se do të ishte kështu, nuk do të kisha ardhur kurrë, shton një ushtar. Kemi rrafshuar në tokë fshatra të tëra. Dhe tani po pimë si të çmendur, pa vodka do të ishim jashtë mendjes.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *