Subscribe

Përgjimet e gazetës gjermane Bild,sipas aleatëve të partisë demokratike, hedhin dritë mbi blerjen e votave në Durrës si dhe caktimin e kandidatëve për deputeteë nga grupi kriminal i Avdylajve në Shijak.

 

Gjatë një takimi në Kamëz, ata thanë se përgjegjësi kryesor i këtij skandali është kryeministri rama.

 

Kryetari i PAA Agron Duka në fjalën e tij është shprehur se kryeskifteri qqë ka vjedhur zgjedhjet është vetë Edi Rama.

 

“Krye ‘skifteri’ është ky vet, i cili ka vjedhur zgjedhjet. Kështu që ju bëj thirrje të gjithëve të vazhdojmë të jemi qëndrestarë, dhe të mblidhemi në protestën e ditës së shtunë, të jemi edhe shumë më tepër, sepse besoj se jeni irrituar me këto që po dëgjoni mbi ato që ai ka bërë gjatë zgjedhjeve. Nuk kanë vjedhur persona të veçantë, apo kryetarë bashkish, ka qenë ky shefi i vjedhjeve. Nuk mund të vidhte Dako pa bekimin e këtij, i ka bekuar ky këta, por ç’është më e keqja, mirë se i ka bekuar për vjedhje, por këta njerëz i ka marrë dhe i ka çuar në pushtet.”

 

Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka kërkuar nga kreu i Shtetit Ilir Meta që të garantojë garantojë unitetin e popullit

 

“I kërkoj Presidentit të Republikës, si autoriteti kushtetues i vetëm i këtij vendi, i cili duhet të garantojë unitetin e popullit; i cili duhet të garantojë një shoqëri demokratike e pluraliste; i cili duhet të garantojë nga pikëpamja kushtetuese një shoqëri që bazohet mbi votën e lirë, të deklarojë shtyrjen e zgjedhjeve lokale me 6 muaj. Në qoftë se Presidenti i Republikës ka deklaruar që është i gatshëm, në qoftë se do të ketë mirëkuptim politik, ne sot kuptojmë që nuk ka mirëkuptim nga pushteti i krimit.”

 

Prandaj është e rëndësishme që të shtyjmë zgjedhjet për 6 muaj dhe të ndërtojmë një qeverisje tranzitore. Me burra dhe gra me integritet nga të dyja krahët politike, por edhe akademikë, të cilët të çojnë vendin në një qeverisje për të garantuar atë që është më e rëndësishmja: Zgjedhje të lira dhe të ndershme.”

 

Kreu i PBDNJ-së  Vangjel Dule ka theksuar se Evropa nuk e pranon ardhjen në pushtet me vota të vjedhura.

 

“Pak nga pak, ngjan sikur jemi përshtatur edhe ne me pabarazinë, me padrejtësinë, me votën e vjedhur, shpeshherë edhe duke mitizuar pushtetarët, qeveritë, duke u dhënë pushtete të pa kontrollueshme. Këto gjera Europa nuk i pranon, janë realitete të ndaluara, me të cilat nuk mund të bashkëjetojë. Në tavolinën europiane politikanë të korruptuar si Edi Rama nuk mund, dhe nuk do të rrinë asnjëherë të barabartë.”

Dashamir Shehi kryetari i LZHK-së në fjalën e tij para mbështetësve të opozitës në Kamzë ka thënë se kryeministri ka futur duart në xhepa tanë dhe e ka ndarë vjedhjen me  10-15 vetë

“Ky njeri na ka futur dorën në xhep të gjithëve neve, dhe e ndan me këto 10-15 vetë. Një pjesë e këtyre parave kanë ardhur edhe nëpërmjet duarve të zeza fare, nga duart e drogës dhe të krimit e po shërbejnë për të blerë votat. Tani ky lloj rrethi, që merr lekët për të blerë votat, mbasi merr votat merr pushtetin për të vjedh lekët, për të blerë votat përsëri, për t’u rrotulluar përsëri këtu, në qoftë se ne nuk do ta ndalojmë do të na ndjekë gjithë jetën. Duhet me e ndalu’, me e thy’, këtë lloj rrethi të keq. Na takon të ngrihemi, të rezistojmë, kjo është betejë jetë a vdekje.”

 

Sipas kryetarit të PDK-së Nard Ndoka e vetmja mundësi për të bërë përballje me Ramën është protesta, pasi ne nuk kërkojm pushtet por largimin e tij.

 

“E vetmja mënyrë me të është përballja, dhe përballja është protesta. Çdo gjë e ka një lloj fundi, për atë, të merituar. E kanë shoqëruar skandalet, nuk është thjeshtë dëshira jonë për ta larguar, apo e opozitës për të ardhur në pushtet. Nuk ka kërkuar pushtet opozita, nuk kërkon pushtet Lulzim Basha, ne kërkojmë largimin e këtij kryeministri që është kapur peng nga grupet kriminale. Ta mbyllim me një ‘Rama ik’ të fuqishëm!

 

Aletatët kërkuan edhe njëherë largimin e Ramës, për t’i hapur rrugë zgjidhjes së krizës.

 

Edhe Partia Demokratike reagoi një ditë më paë mbi përgjimet e gazetës gjermane Bild, duke theksuar se ato janë një goditje fatale për qeverinë Rama.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *