Subscribe

Pas përgjimeve të dala në dritë ditë të fundit ndaj një grupi kriminal të lidhur me organizatës mafioze Ndrangheta, ku pjesëtarë të grupit flisnin midis të tjerash edhe për investimet për kullat në Tiranë, deputeti i Partisë Socialiste, Alket Hyseni, i ftuar nw Spotlight nga Alban Dudushi, nw Vizion Plus, u shpreh se kjo është një tentativë e dështuar e dy mafiozëve.

“Duhet lënë të flasë drejtësia, e cila në Itali ka folur mirë e bukur dhe ai që ka njohuri të gjuhës italiane, por edhe ata që e kanë gati të përkthuer në shqip, mjafton të lexojnë përfundimin e prokurorit i cili e definon fare qartë që tentativa e dy kriminelëve ordinerë në Shqipëri ka dështuar.

Ka çështje në Itali, ka arrestime të niveleve të larta. Unë po flas për dy kriminelë ordinerë dhe ndoshta pjesëtarët më ordinerë të atij grupi të strukturuar të cilët kanë pasur një tentativë për të bërë biznes në Shqipëri, e cila është faktuar dhe e faktueshme me dokumenta zyrtare, që ka dështuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published.