Numri dy i qeverisë, socialisti Erion Braçe ka kërkuar hetim të plotë nga prokuroria në lidhje me autenticitetin e përgjimeve të publikuara nga BILD.

 

I pyetur nga mediat, Braçe tha se në të gjitha materialet që ai ka parë nuk shihet në asnjë moment që të jetë biseduar për kmëbim parash. Braçe nuk hezitoi as të merrte në mbrojtje kolegun e tij Pjerin Ndreu duke thkesuar se ish-deputeti kishte komunikuar me përfaqësues së PS.

 

“Duhet provohet autenticiteti i saj nga prokuroria jonë, Pjerin Ndreu nuk thotë që cilido mësues, apo mësuesit në Dibër nëse nuk votojnë për PS do të fluturojnë nga puna, por ka filluar me dikë për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollës, që nuk janë të ndaluar të merren me politikë dhe një përfaqësues i PS i kërkon një socialisti të votojë për artin e tij”

 

Më tej, zvëndëskryeministri, duke akzuuar opozitën se po sulmon institucionet e policinë e shtetit, deklaroi me bindje se zgjedhjet e 30 qershorit  do të zhvillohen.

 

“Nuk ka asnjë amendim, më 30 qershor do të votohet dhe do të votohet qetë, ata që do të pamundësojnë një gjë të tillë do të përballen me ligjin.”

 

 

Pjesë nga prononcimi për mediat:

Një socialist i vjetër kur dëgjoni këtë gjë?

Braçe: Duhet provohet autenticiteti i saj nga prokuroria jonë, Pjerin Ndreu nuk thotë që cilido mësues, apo mësuesit në Dibër nëse nuk votojnë për PS do të fluturojnë nga puna, por ka filluar me dikë për një drejtues të PS që bën edhe drejtorin e shkollës, që nuk janë të ndaluar të merren me politikë dhe një përfaqësues i PS i kërkon një socialisti të votojë për artin e tij

 

E ka kërcënuar me heqje nga puna?

Braçe: E para po flasim për rast konkret dhe sipas rastit konkret, Ndreu ka identifikuar të dy personat edhe atë me të cilin ka folur dhe atë që ka përdorur atë shprehje, dhe ai nuk është i PD por i angahzuar në PS sipas ligjit. E para të ndajmë që nuk bëhet fjalë për mësuesit e Dibrës, por për njerëz që janë në PS.

 

Si ndiheni kur dëgjoni për përgjimet për blerje votash?

Braçe: Në cilin përgjim është folur, meqë nuk i citoni dot dhe unë iu kam lexuar një për një në asnjë prej përgjimeve të publikuara qoftë për Durrësin, qoftë për dje në gojën e Dakos apo cilitdo përfaqësues tjetër të PS në atë episod, edhe të djeshëm, përfshirë Gjiknurin, nuk është gjetur nga këto përgjime që të ketë komunikuar për çështje parash, për secilin, edhe këta të dy, prokuroria duhet të bëjë veprimet e saj, të hetojë, nga i pari tek i fundit, të provojë që paratë janë paguar dhe kanë blerë vota që kanë ndikuar në rezultatin e zgjedhjeve dhe secili të mbajë përgjegjësi. Nëse identifikohen raste të tilla, krimi është individual, kështu thotë kodi penal

 

Prokurori duhet të mbajë përgjegjësi pse nuk ka vepruar në kushtet e flagrancës, kjo përgjegjësi duhet të bëjë të mundur që gjithkush të ndëshkohet sipas ligjit.

Nuk ka asnjë amendim, më 30 qershor do të votohet dhe do të votohet qetë, ata që do të pamundësojnë një gjë të tillë do të përballen me ligjin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *