Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili reagoi pas publikimit të përgjimeve për kartelin e drogës, të shkatërruar të martën në Itali.

 

Nga këto përgjime dilte në pah fakti se trafikantët e arrestuar dje kishin lidhje me Moisi Habilajn dhe se në 2016, 10% e lekëve të drogës shkonin për shtetin.

 

Vasili, duke i quajtur përgjimet tronditëse, tha në “Facebook” se ndërkombëtarët duhet t’i shohin mirë këto fakte.

 

“Përgjimet e Antimafias italiane janë tronditëse dhe tregojnë qartë greminën ku është rrokullisur Shqipëria, për shkak të qeverisë, që është mbrojtëse, mbështetëse dhe aksionere me përqindje në trafikun e drogës. Këto informacione shumë të rënda publike më shumë se sa për shqiptarët, që i njohin mirë, shërbejnë për ndërkombëtarët e “ekzaltuar” të Tiranës. Po, planin e drogës qeveria e Ramës e ka realizuar dhe tejkaluar si askush, por kushtin për zgjedhje të lira e të ndershme kurrë jo. Çdo ndërkombëtar, që i quan kusht të përmbushur këto zgjedhje, thjesht demostron armiqësi ndaj shqiptarëve dhe pabesi ndaj vetë Europës, që ka ideale të tjera dhe jo bastardimin mafioz dhe asgjësimin e institucionit të votës së lirë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *