Subscribe

Prokuroria dërgoi per hetime te mëtejshme ne SHKB përgjuesin, i cili u gjet ne Ministrinë e Brendshme. Burime pranë Shërbimit te Kontrollit te Brendshëm,  thane se pajisja përgjuese vetëm audio u gjet ne paradhomën e zyrës se ministrit te brendshëm Saimir Tahiri. Të njëjtat burime konfirmuan se përgjuesi u gjet pas printerit, ndërkohë që nga ekzaminimet fillestare, mbi të ka dhe shenja gishtërinjsh. Hetuesit e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm janë të rezervuar në këtë pikë, pasi shenjat e gishtërinjve mund të jenë dhe aksidentale, pasi mbi përgjuesin janë gjendur disa të tilla. Për këtë ajo është dërguar në laboratorin e kriminalistikës, ku po i nënshtrohet verifikimeve për zbardhjen e të gjitha gjurmëve. Ministria e Brendshme  dorëzoi një kallëzim penal pranë Prokurorisë së kryeqytetit, ku kërkohej të gjendeshin personat që i kanë vendosur në paradhomën e ministrit një aparat përgjimi audio. Ndonëse ende nuk ka të dhëna mbi shenjat e gishtërinjve, hetuesit dyshojnë se përgjuesi është vendosur nga pjesë e stafit të Ministrisë së Brendshme, të cilët kanë akses në paradhomën e ministrit Tahiri, ndaj dhe denoncimi është bërë për shkak të detyrës.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *