Shqipëria vijon të shënojë bilance tragjike me aksidentet rrugore, por për ekspertin Fatmir Hasho, policia është lënë e vetme në këtë betejë. I ftuar në emsionin “E-ZONE” në “Vizion Plus” me gazetaren Rajmonda Lajthia, Hasho thotë e është emergjente ngritja e një strukture të posacme që të raportojë në mënyrë periodike për këtë problamtikë dhe paralelisht të marrë masa.

 

“Për mua, policia është lënë e vetme në këtë sittuatë. Kur them e vetme kam pasrasysh faktin se duhet ngritur një strukturë ndërministrore me në krye kryeminstrin, i cili do të vlersojë në mënyrë të vazhdueshme për çfarë ndodh në rrugët tona, të analizojë shkaqet dhe të marrë masa. Vetëm ashpërsimi i masave ndëshkuese nuk mund të zbusë këtë bilanc tragjik”, u shreh Hasho.

 

Këto ditë pritet të hyjnë në fuqi ndrysyhimet e reja rrugore ku ka ashpërsime të ndjeshme të penaliteteve, si për atë që drejtojnë mjetin nën efektin e alkoolit, përdorin celularin apo parkojnë gabim.    

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *