Subscribe

Tre ditët e para të vitit kanë regjistruar një bilanc të frikshëm, por që sipas ekspertëve kjo është faturë e shkeljeve të rregullave rrugore nga ana e drejtuesve të mjeteve. Ata shtojnë se edhe mbivendosja e sinjalistikës është një burim për aksidentet.

 

ARTUR SULÇE

EKSPERT I SIGURISE RRUGORE

Ka ndikuar tejkalimi i shpejtësisë, apo normat e tjera siç janë parakalimet e gabuara. Por edhe për shkak të mungesës së koherencës së sinjalistikës në vendet e caktuara. Pasi edhe në rrugën Tiranë-Rinas ka patur përplasje me sinjalistikën midis asaj vertikale dhe asaj horizontale. Ku sinjalistika vertikale nuk lejon parakalimin dhe ajo horizontale e lejonte.

 

Sulçe akuzon edhe prokuroritë e rretheve, për të cilat thotë se janë kthyer në zyra për trajtimin e dëmeve dhe nuk funksionojnë si organe drejtësie. Në këto kushte sipas tij aksidentet po përdoren si statistika për interesa të ngushta dhe nuk do të ketë përmirësim të situatës.

 

Për sa kohë Policia Rrugore i shikojnë aksidentet si statistika dhe vetëm për interesa të ngushta, ky do të jetë përfundimi. Po ashtu edhe disa Prokurori periferike si mjet zyrë trajtimi dëmesh dhe jo si organ akuze, atëherë aksidentet do të ndodhin dhe asnjëherë nuk do të plotësohet targeti që ka vendosur qeveria.

 

Sa i takon aksidenteve rrugore për vitin 2020 në të gjithë vendin u shënuan mbi 1100 të tilla, ku humbën jetën më shumë se 160 qytetarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *