Kronikë
Përgjaket sërish Shqipëria, ekzekutohet me armë zjarri një 44-vjeçar

Një vrasje ka ndodhur mëngjesin e kësaj të marteje në fshatin Gjocaj të Peqinit.
Gjatë një konflikti për motive të dobëta, L. B, plagosi me armë zjarri Y. Xh. Si pasojë e plagëve të marra, ai ndërroi jetë në spitalin e Peqinit.
Disa minuta pas ngjarjes, uniformat blu prangosen autorin e dyshuar.
Ndërkohë, grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.





