E diel, 8 Nëntor 2026 Safir deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Diagnozë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 46 minuta më parë
Bota

Përgjaket kryeqyteti i Irakut

Kryeqyteti irakian Bagdad është përgjakur kete te shtune nga nje sulm kamikaz. Dhjetëra persona gjeten vdekjen e dhjetëra te tjerë u plagosen, ndërsa shënjestra e sulmit ishte nje lagje shiite. Ngjarja ndodhi ne tenden e nje tregu te populluar te qytetit ne kohen e drekës, kur nje person shpërtheu nje jelek me eksploziv. Sulmi eshte marre përsipër nga Shteti Islamik. Shume pelegrinë shiite merrnin pjese ne ritualin e përkujtimit te vrasjes se nipit te profetit Muhamed, Hysenit ne shekullin e shtate dhe sulmi u zgjodh te kryhej ne kete dite per te shkaktuar sa me shume viktima. Gjate këtij viti, sulmet me bomba te ISIS u kane marre jeten qindra njerëzve, si kundërpërgjigje per humbjen e shume territoreve ne Irak.

Vazhdo të lexosh

Reklamë