E diel, 8 Nëntor 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Megi dhe Bianka Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Përgjaket klubi i natës në Ohajo

Një ngjarje e rëndë ndodhi në Sinsinati të Ohajos në SHBA, ku në një klub nate si pasojë e të shtënave me armë, një person gjeti vdekjen dhe 14 të tjerë u plagosën. Policia njoftoi se disa prej të plagosurve kanë marrë plagë të rënda, por rrethanat dhe motivet e kësaj ngjarjeje janë ende të panjohura.

 

Qindra njerëz ndodheshin në klubin Kameo në kohën kur ndodhi ngjarja, ndërsa askush nuk është prangosur nga forcat e rendit. Policia ka marrë në pyetje dëshmitarë për të siguruar informacione, ndërsa ka dyshime se mund të ketë pasur më shumë se një agresor.

 

Reklamë

Është e paqartë si ka ndodhur sulmi, pasi klubi i natës kishte të punësuar policë për të garantuar sigurinë. Për momentin nuk ka dyshime për një sulm terrorist.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë