E shtunë, 7 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 05:50 Në vijim ora 05:50: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 9 orë më parë
Video · Kronikë

Përgjaken rrugët e Shqipërisë

Kjo e premte u përgjak sërish nga aksidentet rrugore, me një të vdekur e tre të plagosur.

 

Aksidenti më i rëndë u shënua në aksin Vorë – Tiranë ku humbi jetën një 19 vjecar dhe u plagosën dy të tjerë. Sipas policisë në aksident u përshinë dy mjete.

 

Reklamë

Në momentin e aksidentit 19 vjecari udhëtonte i vetëm, ndërsa dy të plagosurit ishin bashkë në makinë. Shkak i përplasjes, sipas uniformave blu ishte lagështia në rrugë.

 

Ne foto: Perplasja fatale ne Vore

 

 

Edhe në Korçë një person i cili udhëtonte me një motor mbeti i plagosur rëndë. Ai goditi një makinë tip benz e cila po hynte në një rrugë dytësore.

 

Drejtuesi i motorit, sipas policisë nuk kishte skafandër mbrojtëse ndaj dhe mori plagë të rënda. Ai u transportua në spital ku mori ndihmën e parë.

 

Të enjten dy persona humben jeten ndrësa disa të tjerë u plagosën në disa aksidente ne të gjithe vendin.

 

Ne foto: Aksidenti i Korces

Më shumë video

Reklamë