E enjte, 12 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 23:30 Në vijim ora 23:30: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Përgjaken rrugët e Dibrës, një tjetër këmbësor humb jetën

Dy aksidente te tjera rrugore kanë ndodhur pasditën e kësaj të enjte në Dibër.

Në aksin rrugorë Shupenzë-Peshkopi, pranë fshatit Vojnik, shtetasi J.K, duke drejtuar automjetin tip furgon ka përplasur këmbësorin shtetasin I.B. rreth 70 vjeç i cili ka humbur jetën.

 

Ndërkohe në një tjeter aksident pranë fshatit Grezhdan, Maqellarë, shtetasi E.P, duke drejtuar automjetin tip Benz, ka përplasur këmbësorin shtetasin A.I, i cili eshte transportuar për ndihmë mjekësore në spital në gjendje të rëndë.

Reklamë

 

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidenteve të jetë lagështia në rrugë si pasojë e reshjeve të dendura të shiut të rëna në orët e fundit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë