E enjte, 24 Shtator 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përgatitjet për zgjedhjet në Dibër

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po përgatit infrastrukturën per zgjedhjet e pjesshme për kreun e ri te Bashkisë se Dibrës. Ne 22 gusht përfundoi afati per përcaktimin e anëtareve te komisioneve te qendrave te votimit. Ndërsa KZAZ e Dibrës po verifikon dokumentacion e dorëzuar nga partitë politike per përmbushjen ose jo te kritereve ligjore per anëtaret e KQV-ve. Pas emërimit te tyre Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do te nise trajnimin e komisionerëve per kodin zgjedhor dhe procesin e votimit. Ndërsa ne 24 gusht, KQZ do te caktoje vendin e numërimit te votave si dhe do hedhe shortin per renditjen e subjekteve zgjedhore ne fletën e votimit. Zgjedhjet per kreun e ri te Bashkisë se Dibrës do te mbahen ne 11 shtator. Ky proces vjen pas largimit te ish-kryetarit Shkukri Xhelili i përfshirë ne skandale seksuale.

Vazhdo të lexosh

Reklamë