Subscribe

Asnjë fëmijë i moshës nga 3 deri në 18 vjeç nuk do të pranohet në sistemin arsimor nëse nuk ka kryer të gjitha vaksinat sipas kalendarit të tyre.

 

Drejtori i Njësisë Vendore të Kujdesit Shëndetësor në Mat, Edmond Kalthi thotë se në bazë të verifikimeve 95% e fëmijëve janë të vaksinuar, ndërsa po punohet për vaksinimin edhe të pjesës tjetër.

 

Nxënësit e Durrësit kanë këtë vit kushte më të mira për zhvillimin e mësimit. Infrastruktura arsimore është përmirësuar ndjeshëm, ndërkohë që nuk ka më mbingarkesa përsa i përket numrit në klasa.

 

Ka përfunduar ndërtimi i plotë apo rikonstruksioni në shkollat 9-vjeçare në Arapaj dhe shkollën Marie Kaçulini, ndërsa me kushte bashkëkohore pritet të nisë mësimi edhe në shkollën e mesme Leonik Tomeo këtë të hënë.

 

Këtë vit do ta nisin mësimin për herë të parë 1881 nxënës, ndërsa në klasën e 10, në arsimin parauniversitar, do të jenë në klasa RRETH 1500 nxënës.

 

Drejtori i Drejtorisë Rajonalë të Arsimit parauniversitar në Korçë Kristaq Grabocka u ndal tek problemi I klasave kolektive.

 

Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar në Korçë siguron se pothuajse nuk ka problem me tekstet, ndërkohe që SIGURON se edhe ato dy apo tri tituj që mungojnë do të jenë në dorën e nxënësve brenda datës 10 shtator.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *