Subscribe

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, fton të gjithë qytetarët e Tiranës që t’i bashkohen ceremonisë festive të hapjes së Sheshit “Skënderbej”.

 

“Pasi i kemi dhënë dorën e fundit, pasi kemi kryer testimet e ndriçimit, pasi kemi bërë pastrimin, pasi kemi kryer provat nga artistët që mjeshtri ynë i madh Pali Kuke ka sjellë nga të gjitha trevat shqiptare, jemi gati që sot në darkë, në orën 19:30, të mirëpresim mijëra qytetarë të Tiranës dhe të gjithë Shqipërisë, shqiptarë që jetojnë jashtë vendit, turistë, që të hapim sheshin historik, sheshit amë të shqiptarëve, Sheshin ‘Skënderbej’.

 

Kryebashkiaku deklaroi se për ndërtimin e këtij sheshi kanë punuar mbi një mijë vetë.

 

“Ky është një shesh i cili, në 1 vit punësoi mbi një mijë persona. Ky është momenti për t’i falenderuar 1 mijë herë për punën fantastike dhe me shumë cilësi që kanë bërë. Mirëpresim të gjithë qytetarët të vijnë si familje, ftesa është e hapur për të gjithë, gjyshër, gjyshe, të rinj, të reja, prindër, fëmijët që jam i sigurtë që do ta shijojnë ashtu si shumë projekte të tjera të Bashkisë Tiranë, sepse kanë qenë të parët që dhanë opinionin e tyre”

 

Sheshi do të shërbejë edhe si një hapësirë kulturore, ku artistë të ndryshëm do të performojnë veprat e tyre më të mira për publikun shqiptarët.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *