Subscribe

Në prag të çeljes së vitit të ri shkollor, Ministrja e Arsimit, Ogerta Manastirliu u kërkon inspektorëve të zyrave arsimore të intensifikojnë përpjekjet për bashkërenduar punën që do të garantojë standarde të lartë të mësimdhënies.

“Dy javët e fundit të gushtit dhe fillimi i shtatorit, do duhet që edhe procesi i  shpërndarjes së librave shkollorë falas, të ecë me ritëm, duke garantuar që shkollat të furnizohen me libra, t’u shpërndahen të gjithë nxënësve të bëhet rinovimi i bazës së librave për tre klasat e para dhe patjetër që ka rëndësi inspektimi 360 gradë dhe zbatimi i planit të masave që ne tashmë e kemi të struktururar gjatë gjithë vitit”, tha Manastirliu.

Të njëjtin angazhim ministrja e kërkoi edhe për arsimin privat.

“Dua të ndalem te monitorimi shumë i kujdesshëm me qëllim zbatimin e rekomandimve përsa i përket institucionet e arsimit private, qoftë për shkollat, qoftë për kopshtet kërkohet një angazhim 100% nga ju sikurse në arsimin publik ashtu edhe privat, të verifikohen të gjithë aspektet që lidhen me infrastrukturën e cilësinë e mësimdhënies”, tha ajo.

Viti i ri shkollor i hap dyert në datën 9 shtator e i mbyll në 13 qershor. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *