Subscribe

Faza e regjistrimit të maturantëve në sistem ka përfunduar, ndërkohë që përgatitjet e nxënësve për maturën shtetërore vazhdojnë.

 

Maturantët e gjimnazit “Qemal Stafa” thonë se të gjitha boshllëqet e krijuara gjatë mësimit online po plotësohen falë konsultimeve që kanë nisur që muajin e kaluar. Krahas kësaj, për të punuar individualisht ata bashkëpunojnë me mësuesit, për të marrë materiale edhe përmes platformës “whats app”.

 

MATURANTËT

“Ndjekim programin e maturës, i zhvillojmë konsultimet një herë në javë për çdo lëndë. Ndërsa lëndët me zgjedhje i fillojmë në prill, nuk i kemi filluar akoma.

Programet e maturës janë shpërndarë nga të gjithë mësuesit, ata kanë qenë gjithmonë suportivë për të gjitha njohuritë që kemi pasur. Mund të kemi pasur mangësi nga online-i. Kemi hapur edhe këto grupet e whatsapp ku mund të shpërndajmë materiale ndihmëse, teste, ushtrime.

Mësuesit ne na i kanë dhënë programet dhe na kanë pajisur me teste ose ushtrime shtesë që ne të punojmë dhe t’ia kemi idenë me çfarë do të merremi konkretisht në tezën e maturës shtetërore.”

 

Mbikëqyrësja e maturës shtetërore në këtë gjimnaz, Elisabeta Drita, shprehet se deri tani ecuria e nxënësve është pozitive dhe se në muajin maj do të dyfishohet orari i konsultimeve që ata të punojnë më shumë për të arritur rezultate sa më të larta.

 

ELISABETA DRITA

MBIKEQYRESE E MATURES SHTETERORE

“Pandemia ka bërë punën e vet, por jemi optimistë sepse ata po i rikuperojnë të gjitha ato vështirësitë që kanë sjellë gjatë kësaj periudhe që këta t’i marrin konceptet e duhura që të përballen me provimet e maturës shtetërore. Drejtoria e shkollës ka bërë një grafik rreth konsultimeve që bën çdo mësues i lëndës me nxënësit e vet që ka mësim. Kemi filluar që në muajin shkurt por në muajin maj ky orar do të dyfishohet, nga një orë që po e bëjmë tani do bëhet dy orë që nxënësit të përsërisin më shumë terma dhe koncepte që nuk i kanë të qartë.”

 

Rozvana Nano, mësuese për këshillim karriere tregon se është rritur interesi i nxënësve për ndjekjen e shkollave profesionale, pasi për to ka më shumë rëndësi marrja e një profesioni sesa mbarimi i studimeve dhe punësimi në një tjetër fushë.

 

ROZVANA NANO

MESUESE PER KESHILLIM KARRIERE

“Kanë pasur një rritje të interesit për profesionet kohët e fundit dhe ne e kemi trumbetuar me të madhe këtë që ata të orientohen në tregun e punës sepse është shumë vështirë. Një pjesë e mirë e tyre punojnë dhe kryesisht punët që ato kryejnë janë o kamarier, o call center. Asnjë prej tyre nuk ka një profesion të caktuar.”

 

Provimet e maturës shtetërore të këtij viti shkollor janë nga data 9 deri ne 24 qershor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *