3 skuadrat shqiptare që morën pjesë në operacionet e kërkim-shpëtimit pas dy tërmeteve shkatërrimtare në Turqi, përfunduan punën e tyre dhe u nisën për t’u kthyer në Atdhe.

 

Pas 11 ditësh pune intensive, rreth 85 trupa, në përbërje të të cilëve ishin efektivë të Forcave të Armatosura, të Emergjencave Civile, ekipeve shëndetësore janë përcjellë me duartrokitje nga përfaqësues të autoriteteve turke, por edhe qytetarë të thjeshtë, të cilët u shprehën mirënjohjen për kontributin e tyre.

 

Momenti i përcjelljes së trupave shqiptare është transmetuar edhe nga agjencia turke e lajmëve IHA (Ihlas Haber Agency)
Në ceremoninë e përcjelljes ishte e pranishme edhe konsullja shqiptare në Stamboll, Blerta Kadzadej, e cila shprehu falenderimet për punën e palodhur të ekipeve shqiptare.

 

Koloneli Elton Reso tha se përgjatë këtyre ditëve të kërkim-shpëtimit janë nxjerrë nga ekipet shqiptare 26 persona të bllokuar nën rrënoja, mes të cilëve edhe disa të mbijetuar. Ai kujton si emocionues momentin kur nga rrënojat u nxorr një vajzë e vogël. Ekipet shqiptare në koordinim edhe me emergjencat turke, AFAD u vendosën kryesisht në zonën e Malatyas.

 

Shqipëria iu përgjigj menjëherë thirrjes për ndihmë të Turqisë dhe brenda 24 orëve në zonat e tërmetit mbërriti ekipi i parë i parë shqiptar i shpëtimit. Gjithashtu, në emër të pupollit shqiptar, Kryeministri i vendit Edi Rama u bë pjesë e fushatës ndërgjegjësuese, duke dhuruar 1 milion euro në ndihmë të rindërtimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *