E shtunë, 14 Nëntor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 20 minuta më parë
Rajoni

Përfundon trajnimi për ndërtimin e integritetit në FSK

Pjesëtarë të lartë të Ministrisë së FSK-së për katër ditë rresht ndoqën trajnimin me temë “Ndërtimi i Integritetit për Liderët e Lartë“, të mbajtur nga instruktorë të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar.

 

Në ditën e parë të trajnimit, ministri i FSK-së, Haki Demolli, falënderoi Mbretërinë e Bashkuar për mbështetjen e tyre të vazhdueshme dhe për bashkëpunimin e ngushtë me FSK-në.

 

Reklamë

Ndërkaq, ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Republikën e Kosovës, Ruairi O’Connell premtoi ndihmë për FSK-në edhe në të ardhmen, duke theksuar se FSK-ja është institucioni më i besuar për qytetarët e Kosovës.

 

Në përmbyllje të këtij trajnimi, sot nën organizimin e Ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar, u mbajt ceremonia e certifikimit për pjesëmarrësit. Me këtë rast, komandanti i FSK-së, gjeneral lejtnant Rrahman Rama vlerësoi lart ndihmën e pakursyer të Akademisë së Mbrojtjes të Mbretërisë së Bashkuar që po jep për shkollimin dhe trajnimin e pjesëtarëve të FSK-së.

 

Gjeneral Rama tha se këto trajnime janë me interes të veçantë për FSK-në, sepse janë të lidhura drejtpërdrejtë me ngritjen e integritetit të saj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë