E enjte, 12 Nëntor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundon takimi trepalësh. Basha: Negociojmë variantin e Nuland

Takimi mes kryeministrit Edi Rama, kryetarit te kuvendit Ilir Meta dhe liderit te opozitës Lulzim Basha, ka prodhuar nje rezultat; negociatat do te vazhdojnë dhe do te bazohen mbi propozimin hibrid te Ndihmës Sekretares Amerikane te Shtetit, Viktoria Nuland. Ajo qe ra ne sy është pozicioni i ri Partisë Demokratike dhe Lulzim Basha, ndryshe nga deklarata e mëngjesit te se hënës ku foli per dialog mbi propozimin e opozitës; ne fund te takimit, pranoi se negociatat do te zhvillohen mbi propozimin e Nuland dhe rekomandimet e Komisionit te Venecias. Tre liderët politikane kane mandatuar Engjell Agacin, Oerd Bylykbashin dhe Ylli Manjanin si negocitoret qe do te përpiqen te arrijnë nje marrëveshje; duke shënuar kështu rastin e pare qe Lëvizja Socialiste per Integrim përfshihet ne negociatat per reformën ne drejtësi, te cilat deri me tani, janë zhvilluar vetëm mes PS dhe PD.

Vazhdo të lexosh

Reklamë