E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 12 minuta më parë
Kosova

Përfundon takimi Thaçi-Grenell, refuzojnë të flasin për media

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, këtë të mërkurë është takuar me Përfaqësuesin Special të Presidentit të SHBA-ve, Donald Trump, për dialogun Kosovë-Serbi, ambasadorin, Richard Grenell.

 

Takimi është zhvilluar në në kabinetin e presidentit Thaçi. Ndërkohë pas përfundimit të takimit nuk ka pasur deklarata për media as nga ambasadori i emëruar për dialog nga presidentit amerikan e as nga presidenti Hashim Thaçi.

 

Reklamë

Pas takimit ambasadori Grenell ka vazhduar drejt ambasadës amerikane në Prishtinë.

 

Ditë më parë, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donlad Trump, ka zgjedhur ambasadorin amerikan në Gjermani, Richard Grenell, si të dërguar të administratës amerikane për dialogun Kosovë-Serbi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë