E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 58 sekonda më parë
Rajoni

Përfundon takimi në Bruksel/ Vuçiç: Kurti është kthyer në shekullin e 19-të

Ka përfunduar takimi i dytë mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiç, i mbajtur sot në Bruksel.

 

Ndërsa akuzoi Vuçiç për kryerjen e tre gjenocideve ndaj shqiptarëve, Kurti u shpreh se ka propozuar një marrëveshje me 6 pika, por sipas tij ajo u refuzua ende pa u lexuar.

 

Reklamë

“Ajo u refuzua ende pa u lexuar, kjo dëshmon për mosgatishmërinë e tyre për marrëveshje”, tha Kurti.

 

Nga ana tjetër, Vuçiç tha se Kurti është kthyer në shekullin e 19-të dhe nuk e di se si do të vazhdojë procesi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.

 

“Mendova se ishte e pamundur të kisha një takim më të keq dhe sot u binda se ishte e mundur. Ne morëm propozime nga BE-ja që ishin harmonizuar me negociatorët tanë kryesorë. Serbia gjithashtu ra dakord plotësisht me atë që e propozoi BE-ja”, tha Vuçiç.

Vazhdo të lexosh

Reklamë