Politikë
Përfundon takimi mes Metës dhe opozitës jo parlamentare

Ka përfunduar takimi mes presidentit Ilir Meta dhe krerëve të opozitës joparlamentare.
Takimi zgjati rreth 90 minuta dhe në fokus ka qenë kriza politike dhe ngërçi me Kushtetuesen.
Reklamë
Takimi u zhvillua me ftesë të Metës ndërsa ishin të pranishëm kreu demokrat Lulzim Basha, ai i LZHK, Dashamir Shehi, I PAA, Agron Duka, I PDK, Nard Ndoka, ai I PNDNJ, Vangjel Dule si dhe Petrit Vasili nga radhët e LSI dhe Mesila Doda nga PDIU.
Përfaqësuesit e opozitës nuk kanë preferuar të japin detaje mbi diskutimet. Pritet që Presidenca të dal me një njoftim zyrtar mbi takimin ndërsa detaje po ashtu do të jap dhe vetë kreu I PD, Lulzim Basha.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




