E enjte, 12 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 01:59 Në vijim ora 01:59: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundon takimi Kurti-Mustafa, a ka marrëveshje?

Ka zgjatur rreth dy orë takimi i radhës mes Albin Kurtit dhe Isa Mustafës.

Dy lideret e “Vetëvendosje” dhe “LDK” u takuan në ambjentet e Kuvendit të Kosovës për të diskutur sërish mbi një koalicion të mundshëm mes dy forcave politike që dolën të parat në zgjedhjet e tetorit.

Mediat në Kosovë raportojnë se nuk ka pasur asnjë qëndrim për shtyp nga Mustafa dhe Kurti pas këtij takimi të nisur në orën 15:30.

Albin Kurti ka lëshuar sërish terren në raportet që mund të kete qeveria e re mes “VV” dhe LDK por ende nuk po arrihet konsensusi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë