Ndihmëssekretari amerikan i Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien, mbërriti këtë të shtunë në Beograd për takime me presidentin e vendit Aleksandër Vuçiç dhe kryetaren e parlamentit Ana Brnabiç.

Në deklaratën për shtyp, O’Brien tha Kosova duhet të mbajë premtimin që ka bërë për asosiacionin.

“Ne e dimë se sa e rëndësishme është kjo për komunitetin serb. Shpresoj që do të bëhet gjithçka ne kemi në fuqinë tonë për të ndihmuar që të realizohet premtimi. Politika ndërkombëtare mbështet gjithnjë formimin e bashkësisë së komunave”, tha O’Brien.

Nga ana tjetër Vuçiç tha gjatë fjalës së tij tha se Serbia po përballet me tema sipas tij të vështira përfshirë, antëraësimi i kosovës në KiE apo Srebrenica.

“Kur bëhet fjalë për Kosovën e Metohinë ne biem dakord vetëm për pak gjëra. Për çdo gjë tjetër, kemi pikëpamje të ndryshme. Unë i jam mirënjohës O’Brien që tha se asosiacioni është i rëndësishëm por ai ka qenë një letër e vdekur për 11 vite me rradhë”, tha Vuçiç

Vuçiç ka mohuar pretendimet se ka në plan të pushtojë Kosovën.

Nuk na shkon mendja të marrim pjesë në diçka të tillë, kemi bashkëpunim të mirë me Kfor-in”, tha ai.

Vizita e O’Brien në Beograd vjen menjëherë pas votës pro ndaj anëtarësimit të Kosovës në asamblenë parlamentare të Këeshillit të Europës, të cilën Serbia e kishte kundërshtuar me forcë. /vizionplus.tv

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *