Përfundon takimi, Albin Kurti nuk mandatohet për kryeministër

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti menjëherë pas përfundimit të takimit me presidentit hashim Thaçi është shprehur se nuk është mandatuar dhe nuk është dorëzuar asnjë emër për kandidatin për kryeministër.
Kurti ndër të tjera ka theksuar se ka qenë një takim konsultativ me presidentin Thaçi dhe se sa më shpejt pas konsultimeve me Kryesinë dhe Këshillin e Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje do t’ia dorëzoj emrin presidentit.
“Sot isha në takim me presidentin e Republikës, me ftesën e këtij të fundit ishte një takim i shkurtër konsultativ, pa efekte juridike. Në këtë takim disa minutash unë dëgjova presidentin i cili shprehu interesimin për formimin e sa më shpejt për formimin e qeverisë, por gjithashtu kërkoi që ne ta bëjmë propozimin, por në bazë të kushtetutës ne duhet ta bëjmë këtë shkresë me shkrim. Dhe për këtë kërkesë do ta bëj edhe në kryesinë e VV-së dhe sa më parë t’ia dorëzojmë presidentit në mënyrë që ai sa më parë ta mandator kandidatin për kryeministër”.
Gjithashtu Kurti ka folur edhe për mundësinë e krijimit të koalicionit edhe me Lidhjen Demokratike të Kosovës.
“Për mua takim do të kishim nga dje, jemi në komunikim, kam instituar për takime sa më të shpejta, uroj që kjo të ndodhë.”




