E diel, 1 Nëntor 2026 Film TV deri në 01:00 Në vijim ora 01:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Përfundon mandati i Vjosa Osmanit, Presidentja i kalon detyrën kryetares së Kuvendit Albulena Haxhiu

Sot presidentes aktuale të Kosovës, Vjosa Osmanit i përfundon zyratrisht mandati.

Pritet që në orën 16:00 Osmani t’ia dorëzojë zyrtarisht detyrën kryeparlamentares, Albulena Haxhiu. Lajmi është bërë i ditur përmes një njoftimi për mediat nga Zyra e Presidentes.

Ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës do të mbahet në Kabinetin e Presidentes. Osmani, e cila mori detyrën pesë vite më parë me përkrahjen e Lëvizjes Vetëvendosje, por nuk arriti të sigurojë një mandat të dytë edhe pse kishte shprehur  dëshirën për ta vazhduar atë.

Kryeparlamentarja Haxhiu do të jetë ushtruese e detyrës së presidentes, pasi Kuvendi ende nuk ka zgjedhur kreun e ri te shtetit. Ajo maksimalisht mund ta mbajë këtë post për 6 muaj.

Kuvendi ka kohë deri më 28 prill për të zgjedhur presidentin e ri. Afati u caktua nga Gjykata Kushtetuese me një vendim të javës së shkuar, duke e shpallur të pavlefshëm një dekret të Osmanit për të shpërndarë parlamentin.

Vazhdo të lexosh

Reklamë