Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu deklaroi sot se ka adresuar të gjitha shkeljet e raportuara mbi kompaninë që po kryente demontimin e municioneve në Gërdec sapo është informuar mbi çfarë po ndodhte.

U provua se Mediu ka vepruar në respekt të ligjit, për detyrimet e BE dhe të plotësimit të akteve ligjore. Ka pasur marrëdhënie korrekte me strukturat civile dhe ato ushtarake.

Nuk ka pasur asnjë reklamim te ministri i Mbrojtjes. I vura dhe sot një dokument të policisë ushtarake, që kishte nisur kompania të niste shembjen e paligjshme të godinës. Do të paraqitem në çdo seancë. Çfarë ka nevojë sot?!

Ky demontim ishte çështje sigurie apo e kërkesave të partnerëve tanë! Kërkesa e kompanisë amerikane ka qenë e vlerësuar sipas procedurave dhe më pas se si u përzgjodh vendimi i demontimit. Skam bërë as më shumë dhe as më pak se detyrën time! Dua të sqaroj një herë e përgjithmonë se për transportin, e thotë rregullorja. Në ministrinë e Mbrojtjes transporti është bërë nga Forcat e armatosura.

Do të jem në çdo seancë që trajtohet çështja e Gërdecit. Në muajin maj më është raportuar për ndërtim të paligjshëm në Gërdec. Po flas qartë, kompania kishte bërë shkelje. Ky vjen si shqetësim i Policisë Ushtarake, dhe nuk e vendos unë gishtin e akuzës. Nuk ka një akt që të kem neglizhuar“, u shpreh ai.

Deklarimet e Mediut konfirkohen edhe nga shënimi në shkresën e mëposhtme ku ai kërkon marrjen e masave.

Ish-ministri theksoi se dëshiron që të dalë e vërteta e procesit të demontimit të municoneve luftarake që shkaktoi tragjedinë e Gërdecit. “Unë dua të dalë e vërteta, jo vetëm ndaj Fatmir Mediut, por ndaj të gjithë procesit”, tha ai duke nënvizuar se nuk ka shkelur ligjin. “Fatmir Mediu ka pasur një marrëdhënie korrekte me të gjithë strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Forcat Ushtarake”, shtoi ai.

Ai shtoi se kushdo që ka kryer shkelje duhet të dënohet, duke nënvizuar se ai personalisht i ka adresuar të tilla shkelje.

“Kompania kishte bërë shkelje, nëse kompania ka bërë shkelje sipas raportit dhe ky vjen si shqetësim i policisë ushtarake detyra e ministrit është të vlerësoj këtë shqetësim të policisë ushtarake, ta adresojë dhe unë nuk vendos gishtin se kush e ka bërë”, shtoi ai./vizionplus.tv/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *