Subscribe

I pandehuri i procesit të Gërdecit, Fatmir Mediu i ka thënë jo kërkesës së SPAK për të dhënë dëshminë e tij, duke pretenduar se nuk do dëshironte të përfundonte një statistikë gjyqësore e Prokurorisë.

Brenda seancës ai lexoi një deklaratë duke shpjeguar pse dëshminë e tij do ta japë për avokatët pasi të jenë marrë në pyetje të gjithë dëshmitarët e tjerë. Por për SPAK kjo përbën refuzim për të dëshmuar.

Lexo edhe :

Related Posts

Vetë ish- Ministri i Mbrojtjes thotë se akuzat ndaj tij janë një manipulim shumë vjeçar, pretendim të cilin e përforcoi edhe për mediat, jashtë dyerve të Gjykatës së Posaçme.

“Në gjithë këto seanca doli qartë se nuk ka asnjë fjalë e jo më fakt që të implikojë Ministrin në shpërdorim detyre. Ministri ka respektuar autoritetet civile e ushtarake, ka kërkuar me shkrim të raportohet për zbatimin e urdhrave dhe nuk ka asnjë germë që atë që ndodhte në Gërdec ta cilësonte si të paligjshme. Në këto 17 vite është bërë një histori mediatike për të luajtur me ndjenjat e familjarëve e për tu përdorur në fushata elektorale”,  tha Mediu.

Seanca e sotme shkaktoi debat mes mbrojtjes së ish- ministrit Mediu, përfaqësuar nga avokatët, Henrik Ligori dhe Ardian Visha dhe dy prokurorëve të posaçëm, Arben Kraja dhe Klodian Braho. Këta të fundit pas nisjes së një letërporosie drejt Shteteve të Bashkuara për të marrë në pyetje, Patrick Henry, pronarin e SAC, kompanisë që do kryente demontimin në Gërdec, thonë se përgjigjet duhet të vinë me shkresë.

Mirëpo, si nga avokatët, ashtu edhe nga familjarët e viktimave të Gërdecit, kjo nuk u prit mirë. Njëzëri ata kërkojnë që Patrick Henry bashkë me 4 personat e tjerë amerikanë të dëshmojnë përmes një video-konference, pasi në këtë mënyrë do të kishin kontribuuar në zbardhjen e së vërtetës.

Ndërkaq, për të tretën herë gjyqtarja, Irena Gjoka përsëriti domosdoshmërinë e paraqitjes në gjykatë në datën 27 mars të ish sekretares së ministrisë së Drejtësisë, Anjola Agolli, nga ku ka dalë edhe faksi me mbishkrimin për Shkëlzen Berishën, diçka e pranuar nga vetë ajo në procesin e mëparshëm për tragjedinë e Gërdecit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *