Subscribe

Dosja “Gërdeci” po vijon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve të thirrur nga organi i akuzës. Sot në gjykatë dëshmuan për dy prokurorët, Klodian Braho dhe Arben Kraja, ish drejtuesi i Shërbimeve Mbështetetëse në Ministrinë e Mbrojtjes dhe një ish- ushtarak.

I pari, Shkëlzen Madani, deklaroi se Gërdeci u përballua nga privati, e asnjëherë nuk pati influencë nga Ministri i Mbrojtjes, ndërsa për shkresën me shënimin Për Shkëlzen Berishën ai tha se e ka parë por ia kaloi drejtorise jurdike pasi nuk ishte për të.

Dëshmitari tjetër, ish- ushtaraku Zenun Fero tha së është dënuar në procesin e parë të dosjes “Gërdeci”, e shtoi se tre vitet e heqjes së lirisë nuk e di pse i ka bërë.

I vetmi i pandehur i këtij procesi, ish- Ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ishte prezent në sallën e gjyqit ndërsa për kamerat ai tha se deri më tani të gjithë dëshmitarët kanë ndjekur të njëjtën linjë mendimi, e që në thelb e përjashtojnë ministrin nga tragjedia e rëndë e Gërdecin, ku humbën jetën 26 persona.

“Doli e qartë se ska pasur asnjë indicje nga ministri i Mbrojtjes së kohës që të shtynte as VKM as urdhërat apo përmbajtjen e tyre apo të ndikonte në vendimmarrjen e këtyre njerëzve në dy komisioneve. Po ashtu doli e qartë ndarja e civilëve nga ushtarakët. Doli që demontimi nuk ishte përgjegjësi e ministrit. Është një proces që tregon se ministri vetëm ka zbatuar ligjin, detyrën dhe detyrimet ndërkombëtare. Janë dëshmitarët e prokurorisë dhe unë nuk e di kush do dëshmojë apo jo. Ka raste kur dëshmitarët përfitojnë nga heshtja”, tha Mediu.

Seanca e radhës u caktua në 7 shkurt, e pritet të dëshmojnë 4 dëshmitarët e fundit nga 71 në total që kishte kërkuar organi i posaçëm i akuzës. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *