E martë, 6 Tetor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundon rehabilitimi i aksit Elbasan-Banjë/ Rama: Lehtësim i madh edhe për fermerët

Përfundon rehabilitimi i aksit rrugor Elbasan-Banjë. Kryeministri Edi Rama njoftoi se ky segment është i aksesueshëm për të gjithë banorët e zonës që shtrihet përgjatë tij.

Përmes një postimi në “Facebook”, kreu i qeverisë shkruan se vizitorët tashmë kanë një infrastrukturë më të mirë dhe se do ta lehtësojë ndjeshëm aksesin për në këtë zonë.

Reklamë

“Në sajë të investimit të Qeverisë Shqiptare u bë e mundur rehabilitimi i 8.5 km rrugë, ndërtimi i 3 urave përgjatë këtij segmenti si dhe plotësimi me sinjalistikën e nevojshme duke rritur elementët e sigurisë rrugore. Për herë të parë në këtë aks rrugor janë realizuar shtresat asfaltike me pluhur gome (riciklim i gomave të përdorura) si Teknologji e Gjelbër.”

Rama u shpreh se rehabilitimi i këtij segmenti është një lehtësim i madh edhe për fermerët e kësaj zone, për të cilat tha se do të aksesojnë më lehtë tokat e tyre, por edhe tregjet për të tregtuar produktet.

Vazhdo të lexosh

Reklamë