E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking përditësuar 6 minuta më parë
Bota

Përfundon raundi i parë i bisedimeve SHBA-Iran

Raundi i parë i bisedimeve ndërmjet Iranit dhe SHBA-së në Oman ka përfunduar.

Sipas mediave të huaja, të dy delegacionet kanë rënë dakord të mblidhen sërish javën e ardhshme.

Të dyja palët ndanë pikëpamjet e tyre mbi programin bërthamor të Iranit dhe heqjen e mundshme të sanksioneve kundër Republikës Islamike përmes Ministrit të Jashtëm të Omanit, Badr Al Busaidi, “në një atmosferë konstruktive të bazuar në respektin reciprok”, sipas raportit të medias shtetërore.

“Pas më shumë se dy orë e gjysmë negociatash indirekte, krerët e delegacioneve iraniane dhe amerikane folën për disa minuta në prani të ministrit të Jashtëm të Omanit, ndërsa u larguan nga bisedimet”, raporton agjencia shtetërore e lajmeve iraniane IRNA.

Ministri i Jashtëm i Omanit tha në X se ai ishte krenar që lehtësonte bisedimet midis Ministrit të Jashtëm iranian Abbas Araghchi dhe të dërguarit të SHBA për Lindjen e Mesme Steve Witkoff, të cilat synonin arritjen e një marrëveshjeje “të drejtë dhe detyruese”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë