E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Rajoni

Përfundon protesta e serbëve në Zubin Potok

Protesta e serbëve në Zubin Potok ka përfunduar për ditën e sotme. Në një prej katër komunave me shumicë serbe në Kosovë u mbajt protesta e radhës kundër vendosjes së kreut të zgjedhur në godinën komunale.

 

Numri i qytetarëve serbë që protestuan këtë të martë raportohet të jetë më i ulët se ai i ditës paraardhëse.

 

Reklamë

Ata kërkuan tërheqjen e forcave policore nga komunat me shumicë serbe.

 

Nga ana tjetër, situata paraqitet mjaft e tensionuar në Zveçan, ku janë pozicionuar forca të KFOR dhe NATO-s, për të mbajtur nën kontroll turmën. Këta të fundit kanë shënuar incidente duke u përplas me forcat policore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë