Ka përfunduar pa dakordësim seanca mes kreut të Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj dhe ish kryeministrit, Sali Berisha. Të dyja palët refuzuan pajtimin mes tyre, ndërsa seanca e radhës u caktua me datë 2 qershor, ora 13:30.

 

Kryebashkiaku Erion Veliaj ka kallëzuar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit ish kryeministrin Sali Berisha, të cilin e akuzon për shpifje për deklarimet në lidhje me Iranin.

 

Ish kryedemokrati, Sali Berisha disa në një deklaratë që bëri për mediat tha se Veliaj është politikani i vetëm shqiptar që ka lidhje me Iranin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *