E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundon numërimi, PS fiton Bashkinë e Durrësit me diferencë të thellë

Përfundon numërimi i të gjitha kutive për Bashkinë e Durrësit.

 

Pas numerimit të 337 kutive, kandidatja e Partisë Socialiste, Emiriana Sako është shpallur fituese në këto zgjedhje me 39157 vota ose 57.6 për qind.

 

Reklamë

I dyti u rendit Ardian Muka i koalicionit “Shtëpia e Lirisë” me 20831 vota ose 30.7%, dhe i treti Luan Hoti i PD me 7937 vota ose 11.7%.

 

Fituesja e këtyre zgjedhjeve Emiriana Sako ka falenderuar të gjithë qytetarët që morën pjesë në zgjedhje, duke u shprehur se do të vazhdojë t’i shërbejë qytetit dhe qytetarëve të Durrësit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë