Pak ditë më parë aktorja e njohur turke Neslihan Atagul e cila momentalisht luan në serialin “Vajza e Ambasadorit”, lajmëroi se do të hiqte dorë nga roli i saj për shkak të një problem shëndetësor.

“Përshëndetje të gjithëve. I them lamtumirë Nares, të cilën unë e ndjeva deri në qelizat e mia ndërsa luaja. Edhe pse e tolerova problemin që kisha prej kohësh, trupi im nuk tregoi atë tolerancë ndaj meje. Kam nevojë për pak pushim. Përshëndes ekipin tim të serialit “Vajza e Ambasadorit! Faleminderit djema. Faleminderit audiencës sonë. Ju gjithmonë na keni mbështetur. Shihemi në histori të tjera sa më shpejt të jetë e mundur…”, deklaroi vetë aktorja.

Por tashmë nga mediat turke është bërë me dije se gjendja e saj është përkeqësuar dhe ajo është çuar menjëher në spital. Ajo vuan nga Sindroma e Zorrës së Irrituar dhe gjendja është serioze./ Living

Leave a Reply

Your email address will not be published.