Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka zbardhur vendimet e marra në mbledhjen e përbashkët me grupin e “Berishës”. Ai thekson se ndër të tjera opozita ka gati një paketë ligjore për rritjen e pensioneve. Gjithashtu, ai shtoi se do të kërkohet rritja e ndihmës ekonomike për qytetarët në nevojë. Bardhi deklaroi se inceneratorët do të jenë sërish në fokus të opozitës.

 

“Kemi marrë disa vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me interesin e qytetarëve. Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe i Aleancës për Ndryshim diskutuan në lidhje me prioritetet që kemi lënë pezull në mbledhjen e parë. Ka vendosur që të hartojë një paket ligjore, ka ngritur grupet për rritjen e pensioneve të rritjes së ndihmës ekonomike për personat në nevojë”, tha Bardhi. “Mocioni me debat dhe kërkesa me interpelancë me Kryeministrit për inceneratorët është në pritje të caktimit”, shtoi ai.

 

Në deklaratën e tij para mediave, vëmendje mori dhe ‘lëvizja’ e Bashës, i cili u emërua kreu i Grupi Parlamentar të PD, post ky i mbajtur nga vetë Bardhi. Ky i fundit theksoi se Basha duhet të sigurojë votat e nevojshme nëse ka ambicie për këtë post në PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *