E enjte, 12 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 04:35 Në vijim ora 04:35: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundon mbledhja e Kryesisë së PD, propozohen dy emra për Bashkinë e Tiranës

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike është bërë me dije se emrat e propozuar për Bashkinë Tiranë janë Roland Bejko dhe Jonila Godole.

 

Nga ana tjetër, Belind Këlliçi dorëzoi mandatin e deputetit për të vijuar me fushatën elektorale për zgjedhjet e 14 majit, nën logon e koalicionit “Bashkë Fitojmë”.

 

Ndonëse nuk munguan thirrje për unifikimin e partisë dhe daljen me 1 kandidat të përbashkët mes palëve situata do të jetë e njëjtë me atë të 6 marsit. Demokratët do të ndajnë votat mes ish liderit të tyre historik, Sali Berisha dhe PD zyrtare që drejtohet nga kreu i komanduar, Enkelejd Alibeaj.

Vazhdo të lexosh

Reklamë