Sali Berisha ka folur për mediet pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë dhe ka zbardhur vendimet që janë marrë.

Ai bëri me dije se Kryesia vendosi që ditën e shtunë të thërrasë Këshillin Kombëtar.

Berisha: Vendimet e kryesisë janë së pari një shumëfishim i të gjitha përpjekjeve për betejën pa kthim; o sot, o kurrë.
Së dyti, kryesia vendos të thërrasë këshillin kombëtar ditën e shtunë. Pastaj u diskutua për disa çështje organizative në mënyrë që të ristrukturohet në një farë mënyre sektori i riorganizimit, duke mbetur z. Minarolli sekretar i organizimit për partinë, por duke krijuar edhe disa kordinatorë që do të merren me organizimin. U hodhën ide, dhe është e mundshme që të krijohet një grup koordinator qendror për Tiranën.

Është diskutuar që në këtë riorganizim të thërritet edhe grupi i deputetëve të Gazment Bardhit?

Berisha: Grupi i deputetëve të Gazment Bardhit janë deputetë të PD dhe në çdo hap të saj, kanë rolin e tyre dhe do ta kenë rolin.

Kordinatorët që do të përcaktohen, do të koordinoheni me z. Bardhi për të gjetur emra të përbashkët?

Berisha: Natyrisht të gjitha do të bëhen në bashkëpunim, me të gjithë faktorët drejtues të partisë.

A do e drejtoni ju PD edhe pse gjykata mund të marrë çdo vendim.

Berisha: Asnjë vendim i gjykatës nuk mund të realizojë ëndërrat e Ramës, por do i qëndroj përballë deri në gjunjëzimin e tij. Ai është frikacak, zgjodhi këtë rrugë, por e garantoj që do të përfundojë aty ku e meriton./vizionplus.tv 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *