Subscribe

“Opozita ka marrë përgjegjësitë e saj”, kështu shprehet Gazment Bardhi pas përfundimit të Konferencës së Kryetarëve. Para mediave, Bardhi theksoi se në fokus të diskutimeve ishte Reforma Zgjedhore dhe propozimi i një projekt-vendimi të ri për ngritjen e një komisioni mbi këtë çështje.

 

“Kemi propozuar një projekt-vendim të ri për ngritjen e komisionit të Reformës Zgjedhore”, deklaroi ai. “Si opozitë kemi marrë përgjegjësitë tona për mosrealizimin e reformës zgjedhore. Nuk pranojmë dot që një çështje si zgjedhjet e lira të mos trajtohet. Këtë e kemi adresuar duke krijuar një ekip të ri përfaqësimi në komisionin e reformës zgjedhore”, shtoi ai.

 

Nga ana tjetër, Bardhi theksoi se çdo kërkesë e opozitës është në dobi të qytetarëve, ndërsa shton se qeveria do të shohë të ndarë opozitën.

 

Partia Demokratike u përfaqësua në këtë mbledhje nga dy krerë grupesh parlamentarë, Flutura Açka me kompetenca të deleguara nga Lulzim Basha dhe Gazment Bardhi, i shkarkuar nga Basha, por i ftuar në këtë mbledhje nën cilësinë e kreut të Grupit Parlamentar të PD.

 

Açka u largua nga mbledhja, ndërsa në një reagim theksoi se situata e krijuar është qesharake dhe Kuvendi duhet të shprehet lidhur me këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *