Subscribe

Ka përfunduar mbledhja e Komisionit të Rithemelimit të PD. 29 anëtarët e komisionit kanë dalë nga salla, ndërsa ish kryeministri Berisha po mban një konferenë për mediat, në sallën ku u zhvillua mbledhja

 

Gjatë fjalës së tij Berisha u shpreh se kjo konferëncë është më e veçanta nga të gjitha konferencat në 31 vite të karrierës së tij.

 

“Kjo konferencë nga të gjitha konferencat gjatë karrirerës sime 31 vjeçare, është më e veçanta. Kjo është një ngjarje unike si moment lirie e grave, vajzave, djemve e burrave të lire që në kundërshtim, në përballje me narkoshtetin apo me peng kryetarin por edhe presione të tjera të pandershme ngrihen si vigan në një Kuvend të lirë.

 

Dhe vendosin të shdnërrojnë PD në shtëpinë e lirisë, vendosin të ritkhejnë fuqishëm pluralizmin politik në Shqipëri.
Ju garantoj se pas themelimit të PD në vitin 1990, ky ishte Kuvendi më Perëndimor në rrafshin e vlerave. Jehona e këtiij kuvendi sic ishte unik në llojin e tij është e jashtëzakonshme në çdo zemër shqiptari”, u shpreh Berisha.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *