E martë, 10 Nëntor 2026 Lajme Ora 19:00 dhe Moti deri në 20:00 Në vijim ora 20:00: Det i Trazuar Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

Përfundon mbledhja e grupit të PS, asnjë diskutim për protestën e opozitës

Ka përfunduar mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Burime bëjnë me dije se nuk ka pasur asnjë diskutim për protestën e lajmëruar nga opozita ditën e sotme, por fokusi ka qenë tek agjenda parlamentare.

Kujtojmë që pasditen e sotme, 7 tetor në orën 18:00 Partia Demokratike ka lajmëruar protest.

Kjo është cilësuar nga kryedemokrati Berisha si hapi i parë i mosbindjes civile, pas burgosjes së ish-deputetit Ervin Salianji.

Policia do të angazhojë rreth 1500 efektivë, të pajisur me maska kundragaz, teksa drejtori Ilir Porda u ka bërë thirrje që të mos bien pre e provokimeve të protestuesve. /vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë