Ka pëfunduar mbledhja e grupit të Partisë Socialiste. Gazetarja e Vizion Plus, Enkelejda Mema, bën me dije se gjatë mbledhjes kryeministri Edi Rama njëherësh kreu i PS, ju ka kërkuar deputetëve socialistë që të intensifikojnë punën në parti.

Gjithashtu Rama ju ka kërkuar të tijve që të jenë më aktiv në rrjetet sociale. Kujtojmë që kjo nuk është hera e parë e kryeministri ju tërheq vëmendjen deputetëve dhe zyrtarëve të PS që të jenë më aktivë në rrjetet sociale.

Ndëkrohë në mbedhje është theksuar se nuk ka asnjë marrëveshje me Rithemelimin, por vetëm dialog për rikthimin në normalitet të Kuvendit.

Gjithashtu në mbledhje është theksuar se nuk do të ketë  asnjë nënkomision apo strukturë të posaçme, por u tha se në Komisionin e Ligjeve do të krijohet një mekanizëm dialogu.

/Vizionplus.tv/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *