Subscribe

Sali Berisha dhe Komisioni i Rithemelimit nuk tërhiqen nga Kuvendi i 30 prillit. Mbledhja e Komisionit u zhvilluar për herë të parë në zyrën që mbante dikur Lulzim Basha dhe në përfundim të saj, lideri historik i PS, Sali Berisha sqaroi se për të respektuar shqetësimin e deputetëve se procesi i zgjedhjeve në degë është i njëanshëm, do të ketë ndërhyrje vetëm në ato degë ku janë shfaqur probleme.

SALI BERISHA

ISH-KRYETAR I PD

“Shqetësimi që deputeti Lefter Gështenja, kryetar i degës 7 shprehu dje një mendim me të cilin ata që kanë punuar në atë degë nuk janë dakord, por nuk e hedhin poshtë, është rënë dakord që të shërbejnë një e nga një dhe ku të gjenden parregullsi të korrigjiohen.”

Berisha ka akuzuar Enkelejd Alibeajn se po përpiqet të bllokojë procesin, duke u kërkuar demokratëve të mos marrin pjesë në zgjedhje.

“Fryma e pajtimit dhe bashkëpunimit në bazë është shumë e mirë, telefoni i Enkelejdit marrin persona të caktuar dhe u thonë të mos bashkëpunojnë, nuk po e pengon këtë process.”

Një ditë më parë, në mbledhjen maratonë të grupit parlamentar, një pjesë e deputetëve demokratë kërkuan shtyrje të procesit të zgjedhjeve, pasi në të janë përfshirë vetëm mbështetësit e Sali Berishës, e pjesa tjetër e demokratëve ka mbetur jashtë procesit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *