Subscribe

Kjo ka qenë zilja e fundit për gjimnazistet të cilët sot përfunduan edhe provimin më zgjedhje.

Për herë të parë matura shtetërorë ka testuar këtë vit korrigjimin elektronik dhe realizimin me alternativa të gjysmës së testeve.

Krahas shtimit të numrit të pyetjeve, provimi me zgjedhje këtë vit akademik ka qenë vetëm një, dhe nga lista kanë qenë të përjashtuara disa zgjedhje.

Procesi është zhvilluar pa incidente, ndërsa niveli i testimit te fundit sipas nxënësve ka qenë mbi mesataren.

Njësoj si me testimet e tjera, maturantët i janë nënshtruar kontrolleve të pajisjeve elektronike, por edhe për këtë provim final teza është publikuar vetëm pak minuta pas orës zyrtare të  testimit.

Ka qenë ish deputetja e PD Albana vokshi e cila ka postuar disa teza në facebook duke pretenduar se provimet i janë dërguar nga vetë nxënësit,. Ende ministria e arsimit, edhe pse ky është një rast i përsëritur, nuk ka një reagim për situatën.

Pas daljes nga sallat e testimit megjithatë nxënësit kanë dalë me një pretendim tjetër, se kanë qenë administratorët që kanë ndihmuar nxënësit me kopje

Pas pak javësh pritet të dalin edhe rezultatet finale që do të jenë përcaktuese për vijimin e studimeve të larta. Në dy testimete korrigjuara kanë rezultuar  2,200 nxënës ngelës të cilët do të rikthehen vitin tjetër për të mbyllur maturën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *